Image and video hosting by TinyPic
 

Ta kemi ndërmend Zotin

O njeri, kije ndërmend Zotin.
Që Ai të ruaj ty.

E kur të kërkosh diçka,
kërkoje tek Ai.
E kur ti ndihmë kërkon,
kërkoje prej Zotit.

Dije se sikur të gjithë të mblidhen,
për të ndihmuar.
S’do të ndihmojnë dot,
përveç asaj që ka caktuar Zoti.E nëse mblidhen për të bërë dëm ty,
nuk do të dëmtojnë dot.
Përveç asaj që Zoti tashmë ka caktuar.
Prandaj, duhet t’i kemi frikë Allahut.

T’i zbatojmë urdhrat e Tij,
që Ai na ka urdhëruar,
dhe të bëjmë vepra të mira.
Allahu, inshallah
ka për të na shpëtuar!



 
 
Të jesh musliman

Ta quash veten musliman,
në fenë islame është:
të dëshmosh se nuk ka Zot
tjetër pos Allahut
Dhe se Muhamedi është
rob e i dërguar i Tij.

Të kesh iman është:
të besosh në një Zot,
në Allahun e Madhërueshëm.
Në engjujt e Tij.
Në librat e Tij.
Në të dërguarit e Tij.
Të besosh në Ditën
e Kiametit.
Dhe caktimin nga
ana e Zotit,
në të mirën dhe
në të keqen.

Të jesh musliman është:
ta adhurosh Allahun
Sikurse e sheh,
megjithëse ne nuk e shohim,
Ai na sheh neve.

Kthehuni në Islam,
o njerëz!
Në rrugën e Allahut.
Sepse veprat tua vlerësohen,
sipas qëllimit që ke, o njeri!

Kush bën hixhret,
për hir të Allahut dhe
për të dërguarin e Tij.
Ai do të shpërblehet nga
Allahu dhe i dërguari i Tij.

Kurse ai që bën hixhret,
për të fituar ca të mira
të kësaj bote.
Do e arrijë atë që ka pasur
për qëllim.

Por në atë dynja
do e paguan me
dënim…








Kur’ani

Nga nuri yt, dashuri, Kur’an
M’u shëruan sytë, m’u mbyllën plagë shumë…

Me të prekur ty, më pikuan lotë
Me të hapur faqet tua, plasën muret e errësirës.
E pashë të vërtetën, oh sa kënaqësi
Qetësinë e shpirtit e gjej tek ti

Në ty janë shkruar, fjalë peshërëndë
Tek ty shihet mëshira

Rreth teje sillen njerëz të maskuar
Mundohen t’i grisin fletët tua, e ti s’mërzitesh!

Megjithatë, mbrojtjen e ke në duar të sigurta
Të duam, Kur’an, të duam.









 
 
 
 
Te dua o Allah


Bismil-lahirr-rrahmane-rrahim

Me emrin Tënd po filloj
sepse të dua

Të gjej kudo e nga so që të kërkoj
sepse Të dua

Dua të jem veq me Ty
sepse Të dua

Dua të Të përmend
sepse Të dua

Dua të Të kujtoj
sepse Të dua

Dua të Të falënderoj
sepse Të dua

Dua falje të Të kërkoj
sepse Të dua

Dua të qaj e të vuaj
sepse Të dua

Dua të digjem e të tretem
sepse Të dua
Dua të venitem
sepse Të dua
Dua të dremitem
sepse Të dua
Dua të Të lutem
sepse Të dua
Dua të Të përgjërohem
sepse Të dua
Dua të Të përkulem
sepse Të dua
Dua të Të pendohem
sepse Të dua
Dua të Të nënshtrohem
sepse Të dua
Dua të Të robërohem
sepse Të dua

Për Ty dua që të luftoj
sepse Të dua
Për Ty dua që të fitoj
sepse të dua

Dua edhe të vdes për Ty
sepse Të dua
Që më në fund të q'lirohem nga Ti e për Ty
sepse Të dua
Dua të dehem me dashurinë që kam për Ty
sepse të dua
S'dua Xhenet e s'dua hyri
dua të Të shoh Ty
sepse Të dua
Ja Allah


E dua edhe të dashurin Tëndë të cilin
E zgjodhe, e ngrite, e lavdërove,
dhe e lartësove, Ti vet
E dua edhe atë Nur e Rrahmet
E dua sepse ai hoqi e u merzit
Dua që edhe atë të ma shohin sytë
sepse unë Të dua Ty
e ai është i dashuri Yt









Per Pejgamberin Muhamed a.s



Jetim ti linde

dhe i tille u rrite

edukove njerez,

megjithese shkrim nuk dite.



Tek ti merrnin mesime

Qe kur ishe i ri

Tek ti linin thesaret

Se kishe besnikeri.



Kur arrite te dyzetat

Dihet mire se cfare ndodhi

Allahu i madheruar

Pejgamber ty te zgjodhi



Te ofruan ty pushetet

Por kete e refuzove

Te premtuan pasuri

perseri ti se pranove.



Me pas shume u torturove

Nga vendlindja u largove

Por edhe atje ku shkove

Thirrjen tende se harrove.



Ne medine u vendose

Nje xhami atje ndertove

Thirre njerezit ne besim

Edhe kurre nuk u dorezove



Kurre nuk the se u lodha


Gjithmone njerezit keshillove

Ne Islam i vellazerove.

Rrugen e drejte ju mesove



Bere njerezit qe te njohin

Allahun e Madheruar

I bere ata qe te kuptonin

Qellimin pse jane krijuar.



I tregove mbare botes

Se nje i bardhe dhe nje i zi

Nuk kane asnje ndryshim

Perveçse ne devotshmeri.


Nuk ndertove gradaçela

As organe te pajtimit

Por ndetove per te tere

Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove

Sprishet prej shiut as prej dimrit

Ajo do te jete ne kembe

Deri ne diten e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove

Nuk eshte prone e padishahut

Por ne te do te valevitet

Flamuri i njehsimit te Allahut.




 

Emrat e bukur te Zotit xh.sh.

Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit
El esmaul-husna
(emrat e bukur)

“Të All-llahut janë emrat e bukur, pra thirreni me ta...”
(Kur’an, A’raf: 180)
“All-llahu i Madhëruar ka nëntëdhjetë e nëntë emra të bukur, kush i mëson ata, hyn në Xhennet!”
(Muhammedi a.s.)

NES-ELUKE JA MEN HU WALL-LLAHUL-LEDHI LA ILAHE IL-LAHU WEL-HAJJUL-KAJJUM

Të lusim ty, i cili je Ai, Zoti, që s’ka zot pos Tij, i Gjalli, i Përjetëshmi !

ALL-LLAH Allah
ER-RAHMAN i Gjithëmëshirëshmi
ER-RAHIM Mëshirëploti
EL-MELIK Sunduesi
EL-KUDDUS i Pastërti
ES-SELAM Paqëdhënësi
EL-MU’MIN Siguruesi
EL-MUHEJMIN Mbizotëruesi
EL-AZIZ Fuqiploti
EL-XHABBAR i Gjithëfuqishmi
EL-MUTEKEBBIR i Madhërishmi
EL-HALIK Krijuesi
EL-BARIJ Filluesi
EL-MUSAWWIR Formëdhënësi
EL-GAFFAR Falësi
EL-KAHHAR Mposhtësi
EL-WEHHAB Dhuruesi
ER-REZAK Furnizuesi
EL-FETTAH Zgjidhjedhënësi
EL-’ALIM i Gjithëdituri
EL-KABID Shtrënguesi
EL-BASIT Dhënësi
EL-HAFIDU Përulësi
ER-RAFI’ Lartësuesi
EL-MU’IZZU Ngritësi
EL-MUDHIL-L Nënshtruesi
ES-SEMI’ Dëgjuesi
EL-BASIR Vështruesi
EL-HAKEM Gjykuesi
EL-’ADL i Drejti
EL-LATIF i Buti
EL-HABIR i Gjithëinformuari
EL-HALIM Përdëllimtari
EL-’ADHIM Madhështori
EL-GAFUR Gjithëfalësi
ESH-SHEKUR Mirënjohësi
EL-’ALIJJ i Larti
EL-KEBIR i Madhi
EL-HAFIDH Ruajtësi
EL-MUKIT Ushqyesi
EL-HASIB Llogarimarrësi
EL-XHELIL Fisniku
EL-KERIM Bujari
ER-REKIB Vigjëluesi
EL-MUXHIB Lutjepranuesi
EL-WASI’ Gjithëpërfshirësi
EL-HAKIM i Urti
EL-WEDUD i Dashuri
EL-MEXHID i Lavdishmi
EL-BA’ITH Ringjallësi
ESH-SHEHID Dëshmuesi
EL-HAKK i Vërteti
EL-WEKIL Përkujdesësi
EL-KAWIJJ i Forti
EL-METIN i Pathyeshmi
EL-WELIJJ Mbrojtësi
EL-HAMID i Falënderuari
EL-MUHSIJ Gjithënjohësi
EL-MUBDIJ Nismëtari
EL-MU’ID Rikrijuesi
EL-MUHJI Jetëdhënësi
EL-MUMIT Jetëmarrësi
EL-HAJJ i Gjalli
EL-KAJJUM i Përjetëshmi
EL-WAXHID Kreatori
EL-MAXHID i Nderuari
EL-WAHID i Vetmi
ES-SAMED i Domosdoshmi
EL-KADIR i Fuqishmi
EL-MUKTEDIR i Gjithëmundshmi
EL-MUKADDIM Përparuesi
EL-MUEHHIR Paslënësi
EL-EWWEL i Pari
EL-AHIR i Fundit
EDH-DHAHIR i Dukshmi
EL-BATIN i Padukshmi
EL-WALIJ Udhëheqësi
EL-MUTE’ALIJ i Gjithëlartësuari
EL-BERR Mirëbërësi
ET-TEWWAB Pendimpranuesi
EL-MUNTEKIM Ndëshkuesi
EL-’AFUWW Mëkatfalësi
ER-REUF i Dhembshuri
MALIKUL-MULK Pushtetmbajtësi
DHUL-XHELALI WEL IKRAM Atij i takon madhështia dhe nderi
EL-MUKSIT Drejtësidhënësi
EL-XHAMI’ Tubuesi
EL-GANIJ i Pasuri
EL-MUGNI Pasuridhënësi
EL-MANI’ Privuesi
ED-DAR Krijuesi i së keqes
EN-NAFI’ Krijuesi i së mirës
EN-NUR Drita
EL-HADI Udhëzuesi
EL-BEDI’ Shpikësi
EL-BAKI i Përherëshmi
EL-WARITH Trashëguesi
ER-RESHID Frymëzuesi
ES-SABUR Durimtari

XHEL-LE XHELALUHU, TENEZ-ZENET DHATUHU WE TEKADESET SIFATUHU WE TEBAREKET ESMAUHU LA ILAHE GAJRUHU, LA ILAHE IL-LA ALL-LLAH


 



♥๑۩۞۩๑ ♫ █★▓ ♫ ▒ ♥ Mir Se Vini Në ♥ RADIO-PICASSO ♥ ▒ ♫ ▓★█ ♫ ๑۩۞۩๑♥ Me Ju •• Dj.Plasma.Keks •• Dj.Zana.Ch •• Dj.Buki •• Dj.Wirusii •• Dj.Princi-Ger •• Dj.Sedati •• Dj.Naim.Italia •• Dj.Maany •• Dj.Gjani •• Dj.Picasso ••|...Jeni Te Mir Se Ardhur Ne Radio Picasso Ju Deshirojm Dispunim Dhe Argentim Te Kendshem...|••

**MIR-SE-VINI**
**RADIO-PICASSO**
** PERSHENDETJE - NGA - STAFI - i - RADIO - PICASSO **
** JENI - TE - MIR - SE - ARDHUN - NE - RADIO - TON **
** JU - DESHIROJM - DISPONIM - DHE - ARGENTIM - TE - KENDSHEM **
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden